Vendimi i dalë sot nga KAS i Lozanës për të mos lejuar Skënderbeun të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve i ka hapur rrugë skuadrës së Partizanit për të marrë pjesë në Ligën e Europës.
“Vip Sport” ka mësuar se menjëherë sapo janë vënë në dijeni të vendimit që u bë publik sot, drejtuesit kanë kontaktuar me stafin dhe është vendosur që të fillojë me shpejtësi grumbullimi për të marrë pjesë në Ligën e Europës.
Klubi ka filluar të lajmërojë lojtarët që grumbullimi do të fillojë që nesër, me përgatitjet për këtë aktivitet. Ata kishin qenë në gatishmëri që më parë, pasi ishin lajmëruar se pritej një vendim nga UEFA dhe skuadra mund të merrte pjesë në aktivitetet ndërkombëtare në rast dënimi të Skënderbeut.