Aktualitet

Publikimi i opinionit të Venecias, Balla: Tashmë kemi zgjidhjet e duhura





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:35 - 19/06/20 |
mapo.al

Kryetari i Grupit Parlametar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas publikimit të Opinionit nga Komisioni i Venecias për: “Emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese”.


Sipas Ballës, propozimet ishin të nevojshme për ndryshimet ligjore dhe do të përgatiten me kujdes pa humbur kohë.


Postimi i Taulant Ballës:


Mirënjohje Komisionit të Venecias edhe për Opinionin e sapo-miratuar mbi “Emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese”!


Procesi i vetting-ut dhe Reforma në Drejtësi në tërësi nuk kanë kthim pas👊. Tashmë kemi zgjidhjet e duhura për çështjet e kërkuara në Opinion.

Propozimet e nevojshme për ndryshimet ligjore të bazuara plotësisht në sugjerimet e vyera të Venezias do të përgatiten me kujdes dhe pa humbur shumë kohë.

 

LEXO EDHE:

‘Venecia’ i jep të drejtë Metës për ‘Kushtetuesen’, Dvorani shpërfilli ligjin


Etiketa: , ,

Pas