Kompania Air Albania ka publikuar kalendarin e riatdhesimeve nga data 29 Maj deri 3 Qershor, për të gjithë shqiptarët e bllokuar jashtë shtetit, por edhe anasjelltas.
Në 29 maj fluturimet do jenë nga Stambolli dhe Milano, ndërsa në 30 maj drejt Gjermanisë.
Me ndryshimin e Aktit Normativ, nëse banoni në zonat e kuqe, karantinën 14-itore mund ta bëni në banesa, ndërsa nëse jetoni në zonat e gjelbërta, duhet të qëndroni në hotelet e përcaktuara nga shteti.