Aktualitet

Publikohen shifrat- Italia me 18% më shumë vdekje për vitin 2020














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:51 - 03/05/21 |
mapo.al

“TGcom”, duke u bazuar në të dhënat e Institutit të Statistikave në Itali, ka raportuar se në vitin 2020 në këtë shtet kanë ndërruar jetë 746 mijë persona, një shifër 18% më e lartë se në vitin 2019.





Sipas medias italiane, një ndikim të rëndësishëm në këto shifrave kanë pasur edhe vdekjet nga koronavirusi, ku deri tani, në një periudhë gati 16-mujore, kanë ndërruar jetë të prekur me Covid-19 më shumë se 121 mijë persona.


 





Pavarësisht numrit tejet të lartë të vdekjeve, sërish mosha mesatare nuk ka pasur rënie, madje është rritur.



Në vitin 2019, mosha mesatare në Itali ka qenë 45,7 vjet, ndërsa ka shkuar në 46 vjeç në 2020.


Këto shifra kanë ardhur si pasojë e uljes me 30% të lindjeve.

9


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas