fbpx

ShowBizz

Publikohet bashkëpunimi me Yellow Claw, ja surpriza e Era Istrefit






               Publikuar në : 14:48 - 20/09/19 |
mapo.al

Sapo është publikuar bashkëpunimi më i ri i Era Istrefit me artistët e huaj Yellow Claw dhe Offset. Sikurse nuk pritej, Istrefi dëgjohet të këndojë në gjuhën shqipe frazën: “Se si ti s’o asnjo, njo si ti, s’e gjej mo”. Duket se kjo është forma e zgjedhur e këngëtares, për t’i treguar edhe njëherë prejardhjen fansave të saj të huaj.


Videoklipi i këngës “Let’s Get Married” i dedikohet historisë reale të një çifti, mes të cilëve djali është fans i zjarrtë i Yellow Claw. Grupi rezulton për to një motiv i fortë zënkash. Vajza bëhet xheloze, pasi i duket se partneri i kushton më shumë rëndësi grupit muzikor. Mirëpo, me kalimin e kohës, Yellow Claw fillon t’i pëlqejë edhe vajzës dhe grupi shndërrohet kësisoj në arsyen që ata afrohen më shumë me njëri-tjetrin.



 


Etiketa:

Pas