Publikohet biseda e vetme e regjistruar me zërin e Hitlerit brenda në zyrë

Adolf Hitler ishte një nga njerëzit më të egër që ka jetuar ndonjëherë dhe si lider i partisë Naziste në Gjermani, është përgjegjës për shfarosjen masive të mbi 6 milionë hebreve nga viti 1941 në vitin 1945.

Deri tani, shumica e njerëzve kanë parë video ose kanë dëgjuar një incizim të një prej fjalimeve të tij publike,  ndaj ndoshta janë të vetëdijshëm për mënyrën e veçantë të thënies dhe shqiptimit të fjalëve, për të nxitur zemërimin dhe për të ngritur turmat në një valë urrejtjeje raciste.

Hitleri ishte një orator i vërtetë i madh. Ai mund të ndikonte masat me atë që romancieri franko-amerikan Xhorxh Steiner, e përshkroi si një zë “magjik”.

Siç raportohet nga The Independent, Steiner ka përshkruar ndikimin e dëgjimit të zërit të Hitlerit përmes një radioje, teksa ai ishte ende një fëmijë i vogël.

Steiner thotë: “Kam lindur në vitin 1929, ndaj kujtimet e mia të fëmijërisë, në vitin ’33, i kam të lidhura me të qëndruarit ulur në një prej karrigeve të kuzhinës teksa dëgjoja zërin e tij (Hitlerit) në radio. Është shumë e vështirë ta përshkruaj se si ngjante, pasi zëri i tij ishte i veçantë. Trupi i tij vinte tek ne përmes fjalëve që dëgjonim në radio. E përfytyronim, na dukej sikur përmes zërit ndiqnim edhe gjestet e tij”.

Ka qenë pikërisht zëri ai që e ka identifikuar përherë Hitlerin dhe e ka bërë edhe më të dashur nga nazistët në atë periudhë. Mirëpo, përherë e kemi parë në fjalime publike, teksa flet para turmave dhe i vemi regjistrim i zërit të tij duke folur në gjendje normale, jo në publik, është zbuluar kohët e fundit në një prej regjistrimeve të bëra nga një inxhinier finlandez në vitin 1942.

Biseda ishte midis Hitlerit dhe kreut të mbrojtjes të Finlandës, Carl Gustaf Emil Mannerheim. 11 minuta nga ajo bisedë u regjistrua nga inxhinieri, para se ai të kapej.

Në bisedë zëri i tij tingëllon pothuajse normal dhe shumë larg nga folësi i ashpër dhe i egër që ishte në publik, ç’ka i shërbente të kishte një paraqitje interesante të diktatorit tiranik.

Biseda normale nxjerr në pah se si ai përdori teknika të bindshme të të folurit publik për të manipuluar audiencën e tij.

Ai bëri mbi 5.000 fjalime në atë zë të prekur dhe rezultatet, siç e dimë të gjithë, ishin shkatërruese dhe vdekjeprurëse.

Hitleri qëlloi veten me armë në kokë më 30 prill 1945, për të shmangur kapjen nga trupat sovjetike.




Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252