Opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje siç dihet tashmë, por KQZ-ja na tregon se si do jetë fleta e votimit, pa PD, LSI, e partitë e tjera të opozitës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar pasdite fletën e votimit me renditjen përfundimtare të partive politike për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Kjo do jetë renditja që do të sjellë edhe listën e anëtarëve të këshillave bashkiakë.
KQZ hodhi shortin për shkak se dy parti me emër të ngjashëm ishin pranë, është rihedhur për të mos krijuar probleme tek votuesit duke sjellë edhe këtë renditje përfundimtare.
Sic shihet në garë është edhe kryetari i Akademisë së Shkencave Skender Gjinushi. PSD mban nr 28 dhe nje numer me poshtë PS-ja me kryetar Edi Ramën. Gjinushi tha se u dorëhoq nga drejtimi i partisë kur nisi garën për Akademinë, por siç duket KQZ-ja vazhdon ta njohë Gjinushin si kryetar partie.
Më poshtë Fleta e Votimit që do kenë para shqiptarët në Lokalet e 30 qershorit.
E ku qendron e keqia se qenka edhe Partia e z Skender GJInushi.Kush e paska kete te drejte qe ka edhe partia PSD e Skender Gjinushit