Partia Demokratike ka publikuar listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar, të cilët u miratuan në mbledhjen e sotme të kryesisë dhe që do të kalojnë per votim në Kuvendin Kombëtar, më 17 Korrik. (KLIKO KËTU PËR TË PARË LISTËN). Kujtojmë se pas gati dy orësh ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike.
Kryesia e PD miratoi 4 vendime; faza e parë e analizës së humbjes në 25 prill, propozimi i Lulzim Bashës për ndryshimet në Statutin e Partisë Demokratike që do t’i propozohen për miratim Kuvendit Kombëtar, ngritjen e Komisioneve të Votimit dhe Numërimit për zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar në mbledhjen e datës 17 Korrik 2021 dhe listën që do të propozojë Lulzim Basha për votim për kandidatët për anëtar të Këshillit Kombëtar.
Gjatë mbledhjes, më herët, ka pasur edhe debate mes drejtuesve politik në qarqe dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhi.
LEXO EDHE: