Kompania koreanojugore “Samsung” publikoi sot një smartfon me ekran të përthyeshëm që quhet “Galaxy Fold”.
Kjo është hera e parë për një prodhues kryesor të këtij sektori, që do të shitet nga 26 prilli me vlerë 2000 dollarë.
“Ky smartfon me ekran 4,6 polësh kur hapet mund të transformohet në një tabletë 7,3 polëshe”, shpjegon gjatë një prezantimi në San Francisko Justin Denison, një prej përgjegjësve të liderit botëror të tregut të smartfonëve.
Ky telefon i ri vjen në çastin që shitjet globale të smartfonëve janë ngadalësuar.
Sektori i smartfonëve, që për herë të parë regjistroi rënie në vitin 2018, mezi pret teknologjitë e reja për të rritur shitjet.