Aktualitet

Publikohet VIDEO e plotë/ Kryebashkiaku i Bulqizës duke marrë kokainë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:28 - 22/01/20 |
mapo.al

Publikohet video e plotë e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla duke marrë lëndë narkotike kokainë në banakun e një lokali. Siç mund ta shikoni në këto pamje, nën ritmet e këngës së Dua Lipës, Alla konsumon kokainë, ndërsa pranë tij duket edhe një person tjetër. Pamjet janë shkëputur nga kamerat e sigurisë. Më herët dolën disa foto të Allës teksa pinte lëndë narkotike, por ai reagoi duke mohuar që të ishte personi që duket në to. Por teksa është publikuar video, sipas gazetarit Artan Hoxha i cili siguroi ekskluzivisht videon, personi në këto pamje është kryebashkiaku socialist i Bulqizës, Lefter Alla.


Gazetari tha se pamjet janë kapur nga kamera sigurie dhe momenti është fiksuar disa kohë më parë.


Kemi të bëjmë me një rast që është shumë i rëndë. Kjo konfirmon akuzat e PD që kërkoi të fusë me ligj testin për narkotikët për funksionarët e lartë. Është një rast që përbën problem. Kemi të bëjmë me njerëz që janë zgjedhur me votën e qytetarëve dhe marrin vendime për të mirën e qytetarëve. Për mirëadminstrimin e zonës. Problematika tjetër është se si është e mundur që këta persona i shpëtojnë filtrit të përzgjedhjes nga ata që i kandidojnë. Këtu është një ambient publik dhe bëhet fjalë për një moment diskreditues”, tha Artan Hoxha.


I menjëhershëm ishte reagimi i Partisë Demokratike ku përmes një deklarate të shpërndarë për mediat i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të shkërkojë të zgjedhurin vendor të Bulqizës. Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i kërkoi SPAK-ut të hetojë menjëherë Lefter Allën.


LEXO EDHE: 


Denoncimi i Artan Hoxhës: Janë kërcënuar me vdekje familje për videon e Lefter Allës


Etiketa: , ,

Pas