Aktualitet

Publikohet video/ Ja si u përplas Grezda me futbollistin serb në parkingun e stadiumit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:48 - 02/06/20 |
mapo.al

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Eros Grezda, i cili aktivizohet në Kroaci, u përfshi në një sherr me grushta me futbollistin serb Mirko Çolak, në parkingun e stadiumit, ku qëndronin autobusat e të dyja skuadrave, pas ndeshjes Osijek – Rijeka.


Ky lajm ka bërë një bujë të madhe në mediat kroate, të cilat kanë publikuar së fundmi edhe videon e momentit kur shqiptari përplaset me futbollistin serb.


Pamjet janë marrë nga kamerat e sigurisë të parkingut ku ndodhi përplasja.


Shkak për sherrin ka qenë ofendimi që sulmuesi serb Antonio Çolak i ka bërë Grezdës për shkak të përkatësisë etnike.


“Më vjen keq që e gjeta veten në qendër të vëmendjes por nuk është e lehtë të vuash padrejtësi në fushë, sidomos kur dikush të ofendon rëndë. Kur vjen puna te fyerjet mbi bazë kombëtare, jam shumë i ndjeshëm. Kjo ndodhi gjatë ndeshjes dhe vazhdoi edhe pas saj”– tha Grezda.

Tani Eros Grezda do të përgjigjet para komisionit disiplinor në federatën dalmate dhe rrezikon një dënim nga 6 muaj deri në 2 vjet për agresion.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas