Aktualitet

Publikohet VIDEO – Xhandarmëria serbe hyn në Kamenicë? Reagon Policia e Kosovës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:32 - 08/08/20 |
mapo.al

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, publikoi një video nga Karaçeva e Kamenicës ku tha se kanë hyrë 11 pjesëtarë të xhandarmërisë serbe.


Në video duken disa ushtarë të armatosur, por që është e vështirë të identifikohen.


Policia e Kosovës tha se me të marrë këtë informacion ka dërguar njësitet policore në këtë vend për të patrulluar, por se nuk kanë gjetur ndonjë ushtar serb.


Policia ka thënë se në zonën e Karaçevës mandatin e sigurisë e ka KFOR-i.


“Pas raportimit të një informacioni nga Karaçeva e Kamenicës, njësitet policore kufitare kanë reaguar menjëherë duke shkuar dhe patrulluar tek vendi ku është raportuar rasti. Njësitet policore nuk kanë hasur në atë lokacion ndonjë njësi apo siç është informuar për ushtri të Serbisë”.

“Njësitet policore kanë bërë shikimin e vendit sipas koordinatave si dhe kanë bërë patrullime dhe vëzhgime në atë zonë. Po ashtu është njoftuar edhe KFOR-i, pasi që mandatin e sigurisë së zonës së kufirit me Serbinë, ende e ka KFOR-i”.


Etiketa:

Pas