Aktualitet

Publikoi videon/ Rama e pranon: Ardi Veliu ka gabuar, por e vlerësoj ende





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:53 - 02/06/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të videos nga Ardi Veliu, ku dukej mamaja e djalit të dhunuar nga policia, që mbante një pistoletë në dorë, por rezultoi se ishte një skenë filmi.


“Kam konsideratë për drejtorin e policisë, por më duhet ta pranoj, ka gabuar. Ka gabuar! Por vlerësoj ndjesën e tij dhe e besoj më shumë, se akuzat që u ngritën ndaj tij. Me kaq çështja për mua është mbyllur”, – u shpreh Rama.


Kryeministri tha se mes atyre që sulmojnë drejtorin e policisë dhe Ardi Veliut, ai zgjedh këtë të fundit, duke e vlerësuar për profesionalizmin.




Etiketa: , ,

Pas