Saturday, April 1, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“Publiku të harrojë që është në kinema dhe të përfshihet tërësisht nga përvoja filmike”

by mapo.al
18/07/2020
in Aktualitet, Mapo Letrare
0

Me kineastin dhe regjisorin e talentuar dhe të suksesshëm Gentian Koçi

Bashkëbisedoi: Mark Simoni



 

Sa të fortë e ka filmi juaj lidhjen me letërsinë apo i është dhënë më shumë rëndësi gjuhës filmike?

 

Personalisht, historitë e mia, përpara se t’i shkruaj, i shoh në imazh. Vizualizimi, përpara se të kthehet në shkrim, ndjek një rend të përmbysur. Në fillim, parashoh copëza të skenës finale deri sa ajo merr një trajtë të plotë. Vetëm pasi skena finale e filmit të jetë krejt e qartë për mua, filloj të ndërtoj imazhe skenash në mënyrë jo kronologjike, të cilat i paraprijnë asaj finale. Ky proces, së pari, mendor, më ndihmon të përfytyroj dhe ndërtoj strukturën dramaturgjike dhe narrative të filmit, ku personazhet fitojnë fizionominë e tyre. Më pas, në skenar, për shkak se jam edhe regjisori i filmit, skenat i shkruaj sikur të isha në xhirim duke punuar mizanskenat dhe logjikën e lidhjes së skenave e ndërtoj sikur të isha në studion e montazhit. Për këtë arsye, mendoj se skenari i “Dita zë fill” përmban jo pak detaje vizuale të tipit regjisorial, të shkrira në përshkrimin, veprimin e personazheve dhe atmosferën e skenave, por pa e “ndotur” atë me detaje teknike. Me këtë dua të them që skenarët që kam shkruar, ai i “Dita zë fill”, por edhe skenari i dytë i përfunduar, përshkohen në të gjithë elementet e tyre nga gjuha apo stili filmik që kam zgjedhur të përdor, i cili kërkon të heqë përdorimin e artificave të gjuhës së kinemasë: muzikën që mbivendos emocionin, kontrastet e forta në ndriçim, kamerën spektakolare, personazhet bardhezi, narracionin e parashikueshëm etj. Mendoj se kinemaja në minimum e saj, me heshtjen, elipset kohore dhe të pathënat, është ndikuar, ndikohet dhe ndikon letërsinë, kjo e fundit gjithashtu, në minimumin e mjeteve të saj shprehëse.

 

Tonuset e zymta të filmit, ritmi i ngadaltë si vetë vuajtjet dhe hallet e Violetës, detajet e pafundme dhe mbresëlënëse, që ndikojnë në psikikën e shikuesit, e bëjnë këtë film që subjekti t’i lexohet me tërë përmasën dhe forcën e tij. Ç’mendim ka pasur kritika e specializuar për këto karakteristika të filmit tuaj?

 

Kërkesa ime që në fillim të punës për realizimin e këtij filmi, ka qenë që publiku, pasi dritat e sallës së kinemasë të uleshin, të harrojë që është në kinema dhe të përfshihet tërësisht nga përvoja filmike, duke e parë filmin drejtpërdrejt, pa qenë i nevojshëm ndërmjetësimi i regjisorit. Filmi është pritur mjaft mirë nga kritika e specializuar ndërkombëtare. Edhe ata, sikurse ju, kanë veçuar historinë, më veçanërisht gjuhën e përzgjedhur filmike. Përgjithësisht, kritika ka evidentuar dramën e thellë të personazhit kryesor, dramë e cila përmbyllet në tonet e tragjedisë. Nga pikëpamja e estetikës së imazhit të filmit, një pjesë e mirë e kritikës ka evidentuar rigorozitetin formal të minimalizmit, lojën e mrekullueshme të dy aktoreve, Ornela Kapetani dhe Suzana Prifti, kamerën kokëfortësisht të palëvizshme si dhe planin e fundit të filmit realizuar me steadicam, të cilin e ka cilësuar si qëndrim të fortë etik të regjisorit.

 

Ka shumë filma që punojnë me suspansën dhe mbylljet e papritura. Ju keni bërë një mbyllje krejt origjinale me subjektin dhe personazhin tuaj, një krim që vjen nga rrethanat shtrënguese të halleve ekzistenciale. Si është pritur nga spektatori dhe kritika kjo zgjidhje që ju keni dhënë ju?

 

E kam pritur, madje shpresuar, qëkurse e kam shkruar skenën përmbyllëse të filmit, që ajo të ngjallte reagime të forta dhe jo pak herë të kundërta si te spektatori, po aq edhe te kritika. E kam konsideruar specifikisht këtë skenë një provokim artistik, me qëllim që publiku, pas daljes nga kinemaja, ta rikthente të gjithë filmin në mendje e të mund të gjente në portretin e mpirë të personazhit të Letës dhe sytë e dhembshur, por të shuar të Sofisë, dilemat e forta etike me të cilat ndeshemi sot, ku nën presionin e mbijetesës, jeta e tjetrit bëhet paradoksalisht kushti dhe altari i sakrificës për jetën tonë. Publiku dhe kritika ndahen në dy grupe për sa i përket leximit të figurës së krimit të kryer prej personazhit kryesor, madje një ndarje tjetër ekziston mes atyre që e konsiderojnë personazhin kryesor kriminele dhe atyre që nuk e konsiderojnë të tillë. Ajo që ka rëndësi për mua, pavarësisht “grushtit në stomak” dhe interpretimeve të hapura që skena përmbyllëse e filmit provokon, është zgjimi i nervit social dhe politik te publiku, në emër të dhembshurisë për tjetrin, sado të skajshme të na duken zgjedhjet e tij. Lufta që personazhi kryesor bën në ditët e sotme, për mbijetesën e saj dhe atë të fëmijës së saj, ngre problemin e kompromiseve morale, të cilave është e detyruar t’u nënshtrohet. Mirëpo, unë nuk e gjykoj personazhin tim. Përmes tij, dua të ngre akuza për pushtetin indiferent ndaj keqqenies së të tjerëve.

 

Detajet e vogla janë njëfarë energjie, madje dhe ana magjike, që e bën këtë film të punuar me shumë kujdes deri në gjërat e imëta. Sa e ndihmojnë zakonisht filmin rafiniturat dhe mizanskenat, në vlerën e tij globale?

 

Ky film është punuar për të qenë i imët në aspektin artistik dhe teknik. Për mua forca e kinemasë qëndron në detaje, në zonat gri, te sugjerimi dhe jo shpjegimi, te dhënia në masën e duhur të elementeve informuese, si dhe te privilegjimi i elipseve kohore. Për këtë arsye, vendosa që kamera të qëndronte në pozicion të palëvizshëm, në lartësinë e syrit, duke vëzhguar ngjarjen pa ndërhyrjen brutale të autorit. Bashkë me drejtorin e fotografisë, vendosëm për një ndriçim difuz, me një thellësi të vogël fokale, ku lëvizja e personazheve brenda mizanskenave ishte shumë e kufizuar. Kjo zgjedhje u bë për arsye se kamera duhet t’u qëndronte personazheve sa më afër, me qëllim që të qëmtonte mbi portretin e tyre, gjendjen e rënduar psikologjike. Kostumet duhet të ishin lëkurë për personazhet, ndërsa skenografia duhet të ngjallte ndjesinë e klaustrofobisë, mbylljes së ngadaltë dhe progresive të personazhit kryesor. Ngjyrat e kostumeve, skenografisë dhe ndriçimit duhet të shkriheshin në harmoni njëra me tjetrën, me qëllim për ta dhënë personazhin e Letës të zhytur në rrethanat e vështira që e kishin kushtëzuar. Për sa i përket aktrimit, u kam kërkuar aktorëve të mi, të qëndrojnë “lakuriq” përpara kamerës, pasi nuk do mbuloja askënd me artificat e gjuhës së kinemasë, për arsye se interpretimi duhej të ishte realist. Aktores kryesore, Ornela Kapetani, i kam kërkuar të ruajë një portret të mpirë, sikur të kishte në grykë një vullkan emocionesh, të cilat nuk i lejon asnjëherë të shpërfaqen, çka ajo e ka realizuar me shumë mjeshtëri. Muzika mungon gjatë gjithë filmit për shkak se nuk doja të mbivendosja artificialisht emocione, në rast se emocioni nuk do të buronte natyrshëm nga vetë mizanskena. Muzikanti, Mardit Lleshi, ka kompozuar një muzikë të mrekullueshme reflektive, që shoqëron titrat përmbyllës të filmit, pasi unë kërkoja që publiku të kishte një frymëmarrje reflektive, përpara se të dilte prej sallës së kinemasë. Unë dhe stafi im krijues kemi punuar fort për të realizuar një film autor, me një gjuhë kinematografike të thjeshtë dhe moderne.

 

Biografi, Gentian Koçi

Regjisor/Skenarist/Producent

 

Gentian Koçi ka lindur në vitin 1979, në Tiranë, Shqipëri. U diplomua për regji filmi në vitin 2009, në Tiranë. Punon prej 11 vitesh në fushën e kinemasë në pozicione të ndryshme si regjisor, skenarist dhe producent. Në fillime, filmat e tij të shkurtër u shfaqën në shumë festivale ndërkombëtarë të filmit dhe u shpërblyen me shumë çmime.

Gentian Koçi ka xhiruar dhe drejtuar gjithashtu edhe disa dokumentarë të mirënjohur. Koçi  realizon në 2011, dokumentarin e shkurtër, REVENGE (REVANSH), i mbështetur nga Goethe Institute. Në vitin 2012, Gentian Koçi xhiroi dhe drejtoi dokumentarin 50 minutësh, NOT A CARWASH (S’ËSHTË LAVAZH), i cili u shfaq premiere botërore në përzgjedhjen zyrtare të festivalit të mirënjohur për dokumentarë Hot Docs, dhe u propozua për Çmimin Special të Jurisë në Sheffield Doc/Fest 2012. NOT A CARWASH u prit shumë ngrohtë nga kritika ndërkombëtare kinematografike në revistën e mirënjohur Sight&Sound dhe DOX Magazine. Gentian Koçi ka marrë pjesë në Berlinale Talent Campus, në 2011. Në qershor 2014, premiera e dokumentarit të tij, AJASO, A PHILOPERFORMANCE, u mbajt në Universitetin Paris-Sorbonne. Në 2017, Gentian Koçi përfundoi filmin e tij të parë DITA ZË FILL (DAYBREAK), si skenarist, regjisor dhe producent.

DITA ZË FILL mbajti premierën botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Sarajevës, në gusht 2017, në garën kryesore, ku aktorja kryesore e filmit, Ornela Kapetani, u shpërblye me çmimin “Zemra e Sarajevës” si aktorja më e mirë e edicionit të këtij festivali. Që nga premiera e tij botërore, DITA ZË FILL është përzgjedhur në më shumë se 50 festivale të rëndësishme ndërkombëtare, të shtrira në pesë kontinente, dy prej të cilëve pjesë e kategorisë A, duke u shpërblyer me 11 çmime si: Filmi më i mirë, Regjisori më i mirë, Aktorja më e mirë, Skenari më i mirë, Çmimi i audiences, Çmimi special i jurisë, etj. DITA ZË FILL u përzgjodh kandidatura zyrtare e Shqipërisë për Academy Awards 2018. DITA ZË FILL u vlerësua veçanërisht nga kritika e specializuar ndërkombëtare në Variety, Screen Daily, Hollywood Reporter, Mediapart, Cineuropa, etj.

Aktualisht, Gentian Koçi po punon për filmin e tij të dytë artistik, NJË FILXHAN KAFE DHE KËPUCË TË REJA VESHUR (A Cup of Coffee and New Shoes On).

 

Kasem Hoxha dhe Suzana Prifti_Copyright ARTALB FILM

Ornela Kapetani dhe Hermes Kasimati_Copyright ARTALB FILM

Tags: kinemaperfshihetpërvoja filmikepubliku

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Mediat turke akuzojnë “Kurum”: Mori 210 mln € me bilance fiktive te 5 banka shqiptare

Mediat turke akuzojnë "Kurum": Mori 210 mln € me bilance fiktive te 5 banka shqiptare

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • 25 VITE MË PARË/ Agolli: Nano, je i dështuar
  • Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
  • Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
  • Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : ltru[email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In