fbpx

Aktualitet

Puerto Riko/ Ricky Martin dhe Fonsi, kundër guvernatorit homofobik





               Publikuar në : 10:00 - 23/07/19 |
mapo.al

Rreth 500 mijë persona marshuan ditën e hënë nëpër rrugët e Puerto Rikos për t’i kërkuar dorëheqjen guvernatorit, Rikardo Rossello. Demonstrata masive erdhi pasi u bënë publike 900 faqe nga një bisedë midis Rosellos dhe 11 ndihmësve të tij më të afërt, ku pikaset sjellja misogjenike dhe homofobike ndaj udhëheqësve të opozitës, gazetarëve dhe figurave publike. Ndonëse guvernatori deklaroi të dielën se ai nuk do të kërkojë rizgjedhje vitin e ardhshëm dhe se do të japë dorëheqjen si kreu i Partisë Progresive, demonstruesit i mëshojnë kërkesës për largim të menjëhershem.


Midis marshuesve bie në sy këngëtari i famshëm Ricky Martin, i njohur tashmë për prirjet e tij seksuale. Përgjatë marshimit kundër guvernatorit Ricardo Rosello, ai ka valëvitur gjithë kohës një flamur puertorikan. Në rrugët e qytetit janë parë duke protestuar edhe një sërë artistësh të tjerë, si Ednita Nazario, ILe, Domino Saints, Kany Garcia dhe Luis Fonsi e Daddy Yankee, të cilët njihen për hitin e tyre “Despacito”.



Reagim ka patur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti Donald Trump e ka cilësuar Rosellon si një guvernator të tmerrshëm. Risjellim në vëmendje se Trump dhe Rikardo Rosello u përplasën ashpër në vitin 2017 mbi shpejtësinë dhe shkallën e reagimit federal ndaj Uraganit Maria. “Ju keni në krye një udhëheqës të paaftë”-i është drejtuar puertorikanëve Donald Trump.


<
>
Screenshot_5 Screenshot_4 Screenshot_6 Screenshot_8 Screenshot_7 Screenshot_10


Etiketa: ,

Pas