Një persona është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në Pukë.
Nga se bëhet me dije, viktima ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale.
Trupi i viktimës është gjetur në përroin e fshatit, Kabash dhe i përket 40-vjeçarit me iniciale A.H. Ai besohet se është rrëzuar teksa ka tentuar për të kaluar përroin, duke marrë plagë në kokë çka i kanë shkaktuar edhe vdekjen.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të këtij aksidenti.
1