Një tjetër predhë edhe gjetur në qytetin e Pukës nga punonjësit e shërbimeve të bashkisë.
Ata ishin duke pastruar zonën kur kanë konstatuar predhën pranë një blloku banimi. Predha ishte e ndryshkur në sipërfaqe.
Edhe me parë punonjësit e shërbimeve të bashkisë kanë gjetur gjatë pastrimeve në zonë predha dhe armë.
Bashkia ka njoftuar policinë për largimin e predhës nga zona ku ndodhet, shumë pranë pallateve, e cila ka kërkuar ndërhyrjen e forcave xheniere pasi sipas tyre kjo predhë paraqet rrezikshmëri.