Kryesore

Puna 1 ditore e Braçes dhe Kamza kampione e Mziut





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:19 - 06/07/16 |
mapo.al

Politikanët dhe të zgjedhurit e popullit përpiqen që ta pasqyrojnë sa më shumë të munden aktivitetin e tyre politik.


Edhe kur ai është bërë me financimet e qeverisë, ata mundohen që të krenohen dhe të lavdërojnë veten për këtë punë.



Një koment i habitshëm ka qenë ai i deputetit socialist Erjon Braçe, i cili, thotë se puna që bën i pëlqen vetëm për një ditë të vetme të javës, ndërkohë kur 12% e shqiptarëve janë zyrtyarisht të papunë dhe 1/3 e qytetarëve dëshiron të largohet nga Shqipëria.


Duke pasqyruar disa punime të bashkisë së Divjakës, Braçe shkruan.

Ditepuna ne vepra!! Fushat e reja multifunksionale ne qendren komunitare te gjimnazit Divjake;

Qendra e re shendetesore ne Gradishte; Palestra e re multifuksionale ne qendren komunitare te gjimnazit Divjake. Me thene te drejten; kjo pune qe bej me pelqen ende vetem per nje dite ne jave,  jo te enjten-natyrisht, por diten kur mbarojne fjalet e flasin veprat ne sherbim te qytetereve!!”.

Një propagandë interesante mbërrin edhe nga Kamza.

Xhelal Mziu shruan në faqen e tij se “Ekipi i Kamzës në futboll do të jetë një ekip me objektiva madhorë në sezonin futbollistik 2016-2017… Po punohet fuqishëm për ndërtimin e një skuadre me synim fitimin e titullit të Kategorisë së Parë dhe ngjitjen e menjëhershme në Superligë. Për këta objektiva të arritshëm, skuadra e Kamzës po zhvillon një merkato të fuqishme.  Kryebashkiaku Xhelal Mziu mblodhi sot në një takim presidentin e ekipit të FC Kamza, z. Naim Qarri, trajnerin aktual, Bledar Devolli, si dhe shefin e klubit, Albert Bana”, shkruhet në faqen e tij.

Z. Mziu u ka bërë të ditur mbështetjen e pakursyer të tij për ekipin si dhe i ka garantuar që do të zhvillojnë një merkato të fuqishme, me synim ndërtimin e një ekipi konkurrues dhe ngjitjen e ekipit menjëherë në Superligë”, shkruhet në koment.

Më poshtë foto nga ky event i jashtëzakonshëm si dhe nga Divjaka e Braçes.



Pas