Humor

Punë ka, por s’ka profesionistë. Hajduti idiot kthehet në personazh





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:26 - 15/04/18 |
mapo.al

 Në mënyrë të thjeshtëzuar hajdutët mund të ndahen në të rëndomtë dhe elitarë, por mund të ketë edhe krejtësisht qesharakë, si rasti i mëposhtëm.


Kamerat e sigurisë të një strehë për qentë në Shtetet e Bashkuara fiksuan një moment sa të pazakontë, aq edhe humoristik. I maskuar nga maja e kokës deri tek gishti i këmbës, hajduti futet nga hyrja e qenve në derën kryesore.



Me të hyrë brenda, kamerat regjistrojnë momentin kur ai mundohet që të grabisë makinerinë që u hedh topat qenve gjatë lojërave të përditshme.


Pasi mundohet për pak çaste që të largohet bashkë me makinerinë andej nga hyri, pa i bërë llogaritë që makina ishte tepër e madhe për të hyrë në vrimën ku ai u fut vetë, dorëzohet dhe më pas vihet në kërkim të një dere tjetër, që e gjen dhe largohet bashkë me “prenë” e tij.

Ajo që e bën akoma më qesharake situatën është fakti se hajduti kishte gjatë gjithë kohës poshtë hundës një kuti qelqi të mbushur me kartmonedha të dhuruara nga njerëz të ndryshëm për mirëmbajtjen e kafshëve.

Mirëmbajtësit e strehës thanë se në arkë ndodheshin të paktën 4 mijë dollarë.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas