Aktualitet

‘Punëson 73 vetë para zgjedhjeve’/ Bregu: Bashkia e Vorës si koshere elektorale














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:35 - 14/01/21 |
mapo.al

Bashkia e Vorës ka vendosur që për muajt e zgjedhjeve të rrisë në mënyrë fiktive numrin e punonjësve të saj.






Një dokument i kësaj bashkie tregon për lidhjen e kontratave me 73 punonjës të rinj.


Koordinatori i LSI-së në Vorë, Vojo Bregu thotë se një vendim i tillë është në kundërshtim me ligjin dhe ka si qëllim vetëm efektet elektorale.







Ai i kërkon KQZ të nis hetimin administrativ për këto shkelje.



Me sa duket, kryetari i pazgjedhur i bashkisë Vorë, i ka shkuar deri në fund planit rilindas, për shndërrimin e bashkisë në një koshere elektorale. Në kundërshtim me ligjin, vetëm 3 muaj para zgjedhjeve, jo vetëm që ka shtuar 73 punonjës, por njëkohësisht i ushtron presion 473 punonjësve, me transferimin nga vendi i punës për shkak të ristrukturimit.

Përveç KQZ, e cila duhet të fillojë menjëherë hetimin administrativ, i bëjmë thirrje prokurorisë për fillimin e hetimeve për veprën penale të ” Shpërdorimit të detyrës”,- deklaron Vojo Bregu në një postim në Facebook.

 

1


Etiketa: , , ,

Pas