Friday, June 9, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Punët e vërteta dhe keqkuptimet e Tiranës

by mapo.al
24/11/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Gati gjysma e popullsisë së Shqipërisë jeton në Tiranë, dhe zhvendosja demografike drejt një qyteti që ndryshon çdo ditë nuk ka të ndalur. Nuk ka dyshim se një kryeqytet nën këtë presion zhvillimi transformohet prore. Nuk ndalet në asnjë çast. Jo vetëm janë rezidentët, por edhe banorët e përkohshëm, studentët, apo fluksi që shkon e vjen çdo ditë, që e bën metropolin jo lehtësisht të menaxhueshëm.

Dhe shpesh edhe emocionet zënë vend përpara arsyetimit. Llogjika ta do se vetëm më aftësi çudibërëse do të mund t’i jepej udhë e do të mund të ujdisej gjithë kjo energji në rrugë, në trafik, në sipërmarrje, në ndërtim e me radhë.



Çdo kryetar Bashkie në Tiranë, në këtë qytet të stërmadh tanimë me ndarjen e re territoriale, do të ishte target i shfryrjeve e pakënaqësive që bulurojnë në secilën rrugicë e lagje.

Por, ka disa gjëra që vihen re.

Bashkia është prezente kudo.

Punët nuk bëhen sa hap e mbyll sytë, por çdo mëngjes, secili dallon se është vënë një dorë në trotuar, në shesh, tek liqeni e ngado. Një dorë të Bashkisë e dallon edhe në cepat e largët, në ish-komunat.

Në Kombinat po bëhet gati shkolla më e realizuar në Shqipëri, me gjasë. Ajo quhet Lasgush Poradeci, dhe është ndërtuar nga e para pas tërmetit. Lagje të reja po nxjerrin krye.

Mbjellja e pemëve tashmë është rutinë.

Po ka dhe ndërtim. Qiellgërvishës të mëdhenj, e pallate të tjera, por ti mund të dallosh një cilësi tjetër tashmë.

Trysnia e mbipopullimit, e ardhjes në Tiranë, sigurisht se do të shoqërohet me këto fenomene.

Po sakaq, sheh përherë e më shumë makina me bateri. Korsi biçikletash e udhëtarë që i ngasin ato.

Tirana po merr çdo ditë e më shumë një fytyrë europiane, me gjithë cenet dhe hallet që ka.

Shtohen sistematikisht këndet dhe hapësirat për të rinj, për inovacion, për art.

Do të jetë jo e pakët që 2022, do ta gjejë Tiranën, Youth Capital.

Bashkia ja ka dalë ta vendosë qytetin në hartën e rëndësishme të botës.

Kjo përmes eventeve të vazhdueshme, dhe vizitorëve të rëndësishëm ndërkombëtarë.

Të jesh në krye të kryeqytetit nuk është aspak një shëtitje. Ecje mbi dafina. Të gjithë interesat e mëdha janë përqendruar këtu. Kësisoj edhe lufta është më e fortë, dhe më prezent denoncimi e shfrimi i mllefit.

Veliaj është gjithashtu një aktor i vijës së parë në politikë, dhe afermendsh me kostot që kjo sjell.

Përtej përplasjeve, ekziston një konsensus që në qytet punohet, që Bashkia jep zgjidhje.

Dhe nuk janë pak njerëzit që ngelen të habitur me efikasitetin e ofrimit të shërbimeve dhe me mungesën e pengesave që zakonisht përkthehen në shantazhe për rryshfet.

Sfidat e qytetit janë të përditshme dhe në rritje. Ama askush nuk mund të thotë se në gjysmën e mandatit të dytë, Veliaj nuk i ka dhënë Tiranës një tipar perendimor.

Qyteti gëlon, ecën para. Me zhurmë, dhe me pluhur shpesh, por nuk qendron në vend.

Ka ritëm. Shpërndarja e vemendjes me kujdes, që nga punët e vogla në komunitet, qendrat sociale, e deri tek projektet strategjike si Unaza e Madhe, ka krijuar idenë se qyteti, se bashkia përfill këdo. Nuk dënon askënd në margjinë.

Kjo e bën atmosferën edhe më miqësore. Dhe dëshirën për të ardhur, për të punuar e jetuar në Tiranë, edhe më të zjarrtë.

Tags: bashkia tiraneErion VeliajTiranaTransformimet ne Tirane

JU SUGJEROJME

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
Kryesore

Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja

03/06/2023
Next Post
‘Foltorja’ e Matit/ Berisha: Gazment Bardhi dhe nënkryetarët e PD të dorëhiqen

Nga Librazhdi në Burrel, çfarë po zbulon mikrofoni i demokratëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
  • Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In