fbpx

Aktualitet

Punime tek “Mbikalimi Kasharit – Rinas”, ja si devijohet trafiku





               Publikuar në : 15:51 - 22/03/19 |
mapo.alm

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se duke nisur nga nesër do të nisë punë për realizimin e punimeve emergjente në kryqëzimet e Domjes dhe Laknasit. Për pasojë do të devijohet trafiku përgjatë kryerjes së punimeve.


Njoftimi i plotë:



Duke filluar nga nesër, datë 22.3.2019, ora 9:00-17:00 në aksin “Mbikalimi Kasharit – Rinas” në kryqëzimet e Domjes dhe Laknasit do të fillojë puna për realizimin e disa punimeve emergjente për përmirësimin dhe rritjen e sigurisë rrugore në këto pika të rrezikshme.


Trafiku do të devijohet me një kalim në këto 2 kryqezime përgjatë kryerjes së punimeve.

Lëvizja e mjeteve do të udhëhiqet nga punonjësit e Poloicisë Rrugore dhe nga punonjësit e kompanisë “Geci”, si pjesë e kompanisë që do të realizojë punimet. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe bizneseve për oraret në të cilat do të devijohet trafiku.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas