Aksi rrugor Vorë-Rinas-Fushë-Krujë në këto momente është tejet i rënduar nga trafiku i makinave. Sipas raportimeve, radhët e gjata të automjeteve janë shkaktuar nga punimet në urën e Fushë-Krujës. Ky segment rrugor është bërë problem edhe herë të tjera duke shkaktuar bllokim të qarkullimit deri në 15 kilometra. Po ashtu, nga Thumana deri në Fushë-Krujë, edhe pse janë vetëm disa kilometra, në pikun e trafikut, duhet 1 deri në 2 orë për ti përshkuar. Ky trafik është i pahasur në gjithë këto vite.