Aktualitet

Punonin si kopshtar në fermë kanabisi, burgosen 3 shqiptarë në Angli





               Publikuar në : 20:00 - 10/12/19 |
mapo.al

Tre shqiptarë, të cilët punonin si “kopshtar” në një fermë kanabisi u arrestuan në Angli. Ferma ku ata punonin ishte mbushur me kanabis, i cili në treg do të kapte vlerën prej 500 mijë paund.


Në gjykatë u tha se shqiptarët janë detyruar të gjithë që të punojnë si kopshtar, pasi duhet të paguanin borxhet që kishin, pasi kanë dhënë para për të ikur në Mbretërinë e Bashkuar.



Ervis Harrari 24 vjeç u përpoq të ikë kur pikasi policinë, mirëpo u arrestua pak më vonë. Oficerët gjetën në vendngjarje 226 bimë kanabis me vlerë 63 280 deri 189 840 paund. Lënda narkotike ndahej në 4 dhoma. Avokati i Harrarit tha se Harrari e ka bërë këtë punë për të shlyer borxhe.


“Harrari i detyrohej një rumuni një shumë prej 8000 paundësh dhe kjo ishte e vetmja mënyrë që të siguronte paratë”, deklaroi avokati.

Sipas avokatit, Harrari u përdor nga persona të tjerë për të punuar në ferma kanabisi.


Etiketa: , ,

Pas