Aktualitet

Punonjësi i infektuar me koronavirus, Facebook mbyll zyrën në Londër








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:49 - 07/03/20 |
mapo.al

Pasi analizat e një punonjësi rezultuan pozitive me koronavirus, Facebook ka vendosur të mbyllë zyrën e saj në Londër.


“Lokalet janë mbyllur menjëherë dhe objektet e tij do të pastrohen”, tha një zëdhënës i Facebook.


Mbyllja vjen pasi një punonjës nga zyra e Facebook në Singapor, i cili është diagnostikuar me koronavirus, vizitoi ambientet e Facebook në Londër, shkruan The Independent.


“Një punonjës me qendër në zyrën tonë në Singapor i cili është diagnostikuar me COVID-19 vizitoi zyrat tona në Londër me 24-26 shkurt 2020. Prandaj, ne po mbyllim zyrat tona në Londër deri të hënën për pastrim të thellë dhe punonjësit po punojnë nga shtëpia deri atëherë”, tha zëdhënësi.


Kushdo që ka kontakte të drejtpërdrejta me personin e përfshirë, rekomandohet që të izolohet dhe të jetë vigjilent në shikimin e simptomave.



Etiketa: , , ,

Pas