Aktualitet

Punonjësi pozitiv me Covid-19, mbyllet ambasada shqiptare në Athinë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:43 - 16/09/20 |
mapo.al

Ambasada shqiptare në Athinë është mbyllur, pasi një punonjës ka rezultuar me Covid-19. Ai është pjesë e sektorit të aplikimeve për pasaportë, ndonëse identiteti nuk bëhet i ditur.


Punonjësi ka pasur simptoma të buta të Covid-19 për disa ditë, të cilat e kanë shtyrë drejt testimit. Ai është izoluar në banesën e tij porsa i është komunikuar rezultati pozitiv.


Burime pranë ambasadës thanë për Top Channel se mundësia që punonjësi të ketë infektuar persona të tjerë është e vogël, pasi stafi mban maska dhe doreza gjatë kontakteve.


Ambasada ka njoftuar ndërkohë se ka pezulluar takimet e programuara me emigrantët, të cilët aplikojnë për shërbime konsullore dhe pasaporta biometrike. Gjithashtu stafi është urdhëruar të bëjë testin Covid-19, dhe ambientet e ambasadës po dezinfektohen.


Në një deklaratë në faqen e saj zyrtare, ambasada bën me dije se puna do të rifillojë porsa të dalin rezultatet e testimeve.

Dezinfektimi i ambienteve në ambasadën shqiptare në Athinë


Etiketa: , ,

Pas