Punonjësit e inceneratorit të Elbasanit kanë protestuar këtë të premte për mos marrjen e pagave në dy muajt e fundit.
Ata shprehen se janë në vështirësi ekonomike dhe përvecse nuk i paguajnv i kërcënojnë për heqje nga puna.
“Kemi 2 muaj që punojmë natë e ditë, por zihemi me shokët për bidonat. Nuk na japin lekët ne. Na bëjnë edhe presion që na thonë po dolët atje do u heqim nga puna”, u shpreh një punonjës.
Ndërsa një tjetër punonjës deklaroi se ndodhet në vështirësi ekonomike, pasi nuk ka marrë rrogën dhe duhet të paguajë edhe këstin e kredisë.
“Kam marrë kredi, ka dy javë që ka kaluar afati. Na duhen leket, na duhen rrogat, kërkojmë të drejtën tonë”, tha ai.
Klodian Zoto e Stela Gugallja të akuzuar për aferën me inceneratorin e Elbasanit janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK.
Ndërkohë hetimet vijojnë edhe për 2 inceneratorët e tjerë, të Tiranës dhe Fierit.