Punonjësit e transportit publik po protestojnë sërish para Ministrisë së Financave dhe asaj të Transporteve. Ata janë të palëkundur për sa i përket vendimit për të mos nisur punën pa u plotësuar kushtet që ata kanë bërë të ditura më parë.
Punonjësit thonë se rifillimi i punës nuk është i mundur për shkak të pamundësisë ekonomike, si dhe problemeve që shkakton protokolli anti-Covid.
Ata shprehen se nuk kanë marrë as pagën e dytë të luftës.
“Shoqata të bëjë çfarë të dojë. Ne nuk kemi marrë pagën e dytë të luftës. Kemi 4 muaj me 400 mijë lekë. Nuk fillojmë punën pa marrë pagën. Operatorët ta fillojnë po të duan”, -është shprehur një prej protestuesve.