Aktualitet

Punonjësit e Ujësjellësit 8 muaj pa rroga: Qeveria bllokon fondet






               Publikuar në : 22:24 - 15/03/19 |
mapo.al

Plot 49 punonjës të Ujësjellësit në Bashkinë e Selenicës, prej 8 muajsh nuk kanë marrë pagat. Në një mesazh drejtuar emisionit “Fiks Fare”, ata kërkojnë ndihmë për problemin e tyre, por nuk mund të dalin të ankohen para kamerës, pasi rrezikojnë vendin e punës.


Bashkëpunëtorët e “Fiksit” shkuan në zyrat e Ujësjellësit, ku punonjësit e administratës thanë se kanë dalë 3 paga këto ditët e fundit, nga presioni se “Fiksi” po interesohej. Por kjo nuk rezultoi e vertetë, pasi punonjësit thanë se s’kanë marrë asnjë lekë.

Edhe shefi i Financës së Sh.a. Ujësjellësit të Selenicës shprehet se ankesa e punonjësve qendron. “Të gjithë ne jemi pa paga prej 7-8 muajsh”, tha ai. Ai tregon se të ardhurat që mblidhen nga abonentët nuk mbulojnë pagat e punonjësve, ndaj duhen patjetër subvencionet e bllokuara nga Thesari i Shtetit në varësi të Ministrisë së Financave.

Bashkia e Selenicës ka të regjistruar 4.250 abonentë, por 1.700 prej tyre janë larguar dhe paguajnë vetëm tarifën 100 lekë. Po ashtu, 300 abonentë janë me ndihmë ekonomike dhe nuk paguajnë fare për shkak të pamundësisë.

Në Sh.a. Ujësjellësin e Selenicës nevojiten rreth 12 milionë lekë në muaj për pagat, e ndërkohë mblidhen nga abonentët vetëm 1 milion lekë. Pra, pa fondet e Qeverisë Ujësjellësi nuk mbijeton!

Aktualisht Thesari i Shtetit i ka bllokuar fondet për shkak të detyrimeve që kanë pasur ish-komunat ndaj OSHEE-së. Kësisoj punonjësit shkojnë në punë, por rroga nuk ka!


Etiketa: , , , , , ,

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas