Aktualitet

Punonjësja me koronavirus, kyçet Gjendja Civile në Vlorë, s’ka shërbim deri në 29 korrik





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:00 - 16/07/20 |
mapo.al

Zyrat e Gjendjes Civile në Bashkinë e Vlorës janë mbyllur për qytetarët, deri në datë 29 korrik 2020. Shkak për këtë mbyllje është bërë një punonjëse që ka rezultuar pozitive ndaj testit të Covid-19.


Pritet që të testohen edhe punonjësit e tjerë, për të parë nëse kanë rënë apo jo në kontakt me virusin.


Shërbimet e këtyre zyrave në qytet do të jepen online përmes e-Albania deri në afatin e caktuar ose në zyrat e GJC në Novoselë dhe Qendër Vlorë, përcaktuar nga protokollet e mbrojtjes së shëndetit në të tilla raste.




Etiketa: ,

Pas