Kronika

‘Punonte mami të hante ai horri’: Historia shokuese e dy krimeve






               Publikuar në : 20:21 - 14/03/19 |
mapo.al

Krimet në familje vazhdojnë të jenë një plagë e rëndë për shoqërinë shqiptare. Edhe fillimi i këtij viti shënoi disa raste tronditëse, duke shënuar një rritje me vitin e shkuar. Burrat që vrasin gratë e tyre, edhe pse kanë shumë dekada që jetojnë bashkë, kjo është historia që e has vazhdimisht.


Në Kavajë ka nisur gjyqi ndaj Sami Metushit, që vrau të shoqen, Sose Metushi në nëntor të vitit 2017. Gjatë seancës së djeshme, Prokuroria për Krime të Rënda kishte kërkuar të merrte dëshminë e Sami Metushit, por ai nuk ka pranuar të flasë, duke e lënë sallën e gjyqit.



“U kërkoj ndjesë fëmijëve të mi për këtë që kam bërë, por nuk dua ta kujtoj këtë ngjarje”, ishin fjalët e vetme të Metushit, raporton Panorama.

Paralelisht po zhvillohet një tjetër gjyq, për një ngjarje të ngjashme në Pogradec në shtator të vitit 2017. Bashkim Mekolli akuzohet se vrau me sqepar të shoqen, Demirkë Mekolli. Bashkimi e ka pranuar krimin, ndërsa për mediat ka folur i biri, Emiliano Mekolli.

“Ai na dhunonte barbarisht të dyve dhe konsumonte alkool, 6 vitet e fundit kam parë tmerr me sy”. Sipas rrëfimit të djalit të viktimës, Mekolli, me lekët e fituara nga emigracioni në Greqi, kishte blerë një armë, me të cilën kishte shtuar edhe presionin mbi atë dhe nënën.

Emiliano nuk e ka fshehur edhe ndjenjën e fajit që nuk mundi të shpëtonte nënën nga dhuna, ndërsa tregon se ajo bënte çfarëdolloj pune që të mbante familjen.

“Ajo më rriti me sakrificë dhe mbillte çdolloj lule natyrale për ta shitur. Punonte ajo, për të ngrënë ai horri aty”.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas