Aktualitet

Punonte në Kolumbi me kokainë, kush është i “forti” i Beratit që OFL i dërgoi formularin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:23 - 06/03/20 |
mapo.al

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin Leonat Gavellit dhe vëllait të tij Ervis Gavellit. Leonat Gavelli nuk është një emër i panjohur për drejtësinë.






Së bashku me vëllain e tij Bledarin dhe kushëririn Sajmir Gavelli (Petova) janë konsideruar nga autoritetet italiane si drejtues të rrjetit të trafikut që sillte kokainë nga Kolumbia për ta shitur në tregun e vendit fqinj, por edhe në Zvicër.


Sipas hetimeve të nisura në vitin 2007 nga policia italiane, për trafikantët shqiptarë punonin korrierë italianë dhe kolumbianë të cilët transportonin kokainën.







Leonati mësohet se vepronte në Kolumbi ku siguronte lëndën narkotike dhe ja dorëzonte më tej vëllait dhe kushëririt në Itali. Dy vëllezërit beratas janë dënuar nga gjykata italiane, ndërsa kushëriri i tyre Sajmir Gavelli është gjykuar në Shqipëri.




Leonat Gavelli u rrëmbyje në 2015 te “Komuna e Parisit” në Tiranë por më pas u la i lirë. Edhe ky rrëmbim dyshohet se u kryje për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Pas rrëmbimit Leonat Gavelli u paraqit vet në polici.



 

Lexo edhe:

OFL u dërgon formularin dy të dënuarve për drogë në Berat (Emrat)

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas