Kronika

Punonte roje në rrugën Kuç- Himarë, vritet me dy plumba 65-vjeçari, trupin e hedhin në pyll





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:27 - 31/05/20 |
mapo.al

Një 65-vjeçar është gjetur i vdekur ditën e sotme në fshatin Kuç të Bashkisë Himarë.


Viktima është identifikuar si Ylli Luçaj, i cili sipas policisë, u gjet i qëlluar për vdekje me armë zjarri në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kuç.


65-vjeçari punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.


Shërbimet e policisë po krehin zonës si dhe po vijon shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen


Njoftimi i policisë
Më datë 31.05.2020, midis fshatrave Kuç dhe Qeparo, Himarë, në një zonë të pyllëzuar, është gjetur i pajetë shtetasi Y. L., 65 vjeç, banues në fshatin Kuç, i cili punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç, Himarë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisatiatit të Policisë Himarë ku paraprakisht dyshohet se shtetasi Y.L, në rrethana ende të paqarta ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Shërbimet e policisë po krehin zonës si dhe po vijon shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen

Grupi hetimor i përbërë nga specialistë të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë dhe specialistë të Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Etiketa:

Pas