Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vorë në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Një 56-vjeçar me detyrë roje është vetëvarur në ambientet e një firme ndërtuese.
Identiteti i tij nuk bëhet ende me dije, por mësohet se ai është gjendur i pajetë në orën 08:10 nga kolegët. Sakaq, po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/Gazeta Mapo/