Aktualitet

Puntori vdiq pas shpërthimit të tritolit, 3 të arrestuar në guroren e Niklës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:03 - 02/03/20 |
mapo.al

Tre persona janë arrestuar nga policia pas vdekjes së një punëtori dhe plagosjes së një tjetri nga shpërthimi me eksploziv paraditen e djeshme në guroren e Kurçajt në Nikël. Si pasojë e shpërthimit me tritol në gurore humbi jetën Asllan Jaupaj 55 vjeç dhe mbeti i plagosur Gani Demushaj 55 vjeç.






Ngjarja e rëndë ndodhi dje paradite rreth orës 11:00, por policia reagoi duke e bërë publike vetëm pasi kishte dalë në media në mbrëmje. Emrat e tre të arrestuarve ende nuk jepen nga policia, ndërsa dje u shoqëruan përfaqësuesi i kësaj guroreje Neritan Jaupi dhe një punonjës tjetër që ishte i pranishëm gjatë momentit të shpërthimit.


Shpërthimi gjatë montimit të minave elektrike është bërë pa marrë një autorizim në autoritetet përkatëse, pasi një gjë e tillë bëhet kundrejt një pagese në bankë.







1







Etiketa: , , , ,

Pas