Gazeta serbe “Blic” shkroi se Presidenti Kosovës, Hashim Thaçi ka kaluar disa ditë në hotelin superluksoz në Bodrum një natë kushton 5 600 euro. Menjëherë pas këtij shkrimi që u publikua dhe nga mediat shqiptare ka reaguar Hashim Thaçi. Ai ka postuar disa foto në facebook ku shkruan “Vapën e ditës së sotme, më së miri e mund freskia e Prevallës dhe e bjeshkëve të Sharrit”.
Kësisoj ai lë të kuptohet se ndodhet me pushime në vendin e tij, por nga ana tjetër ai nuk jep një sqarim të qartë nëse më herët ka qenë me pushime në hotelin luksoz, siç petendon “Blic”.