Aktualitet

“Pushimet” që u kthyen në tragjedi, edhe kambana e alarmit po këputet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:42 - 26/06/21 |
Mirgen Çela

Një familje u shua dje në një aksident në aksin Fier-Vlorë. Opinioni publik është i tronditur, madje i frikësuar. Drithëruese, siguria në rrugë mund të themi që është zero. Edhe kambana e alarmit po këputet. Situata është përtej kritikes.






Ky s’është rast i rrallë. Eduart e Silvana Gushi, dhe dy vajzat e tyre të mitura, Anastasia dhe Eva, u shuan pa i bërë pushimet e planifikuara, pasi u përplasën nga një mjet tip  ‘Audi’ luksoz.


Me siguri, si shumë të rinj të tjerë, tre djemtë që udhëtonin në këtë makinë, po bënin prova se sa shpejtësi nxjerr mjeti i tyre. Shpejtësia skëterrë përfundoi në krim, në vrasje, në tragjedi.







Igli Madani, 22 vjeç, Fabio Lamaj, 21 vjeç dhe 24-vjeçari Glorian Selimaj mbetën të plagosur në këtë aksident, por ajo çka lanë pas është një tmerr që s’pret shumë për të vepruar autoritetet.



Reagimi i strukturave përgjegjëse, s’mund të jetë veçse një arrestim i drejtuesit të mjetit që kishte fajin. Ata duhet të shkojnë më tej, të marrin masa pasi të papërgjegjshëm të tillë që rrezikojnë jetën e qytetarëve ka kudo, në çdo rrugë, edhe në mes të kryeqytetit.



Jo më larg se dy javë më parë, një i ri përplasi me një mjet luksoz që ja ka blerë me siguri babi, një vajzë të re në mes të Tiranës, duke e gjymtuar, e la pa njërën këmbë.

Lexo edhe :  Aksident i rëndë në Lezhë, autobusi përplaset me kamionin

Sa i përket dinamikës së aksidentit tragjik që ndodhi dje, makina tip “Toyota” e familjes Gushi është goditur nga pas, duke përfunduar në kanal. Pamjet nga vendngjarja janë shumë të rënda.

Drejtuesi i “Audit”, Igli Madani mësohet se kishte tre gjoba të marra për shkelje të rënda të kodit rrugor, si parakalime të gabuara dhe për semafor të kuq. Mjeti luksoz ishte në emër të babait të tij, biznesmenit Bashkim Madani.

Në shumicën e rasteve të aksidenteve kemi të bëjmë me shkelje që kanë nisur herët, përpara se përplasja fatale të ndodhë. Dhe kjo kërkon përgjegjësi. Po ashtu, në shumicën e rasteve, shoferët dalin të dehur. Dhe kjo kërkon shumë pergjegjësi e kërkon zgjidhje.

Sa vlen jeta në këtë vend? Ku është siguria? Policia ku ndodhet? S’mund të kalohet lehtë, me  “ishte një aksident”.

Policia duhet të marrë masa të ashpra për ato që shkelin rregullin më të vogël. Dikush të mbajë përgjegjësi e t’i japë drejtim kësaj pune, të parandalojnë tragjeditë.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas