Aktualitet

Pezullohet nga puna moderatori i debatit Trump-Biden







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:25 - 16/10/20 |
mapo.al

Rrjeti televiziv C-SPAN ka pezulluar redaktorin e tij politik pasi ai pranoi se kishte gënjyer në lidhje me hakimin e llogarisë së tij të Twitter.


Steve Scully, moderatori  i debatit presidencial të kësaj jave para se të anulohej, pretendohet se kërkonte këshilla nga një ish-këshilltar i Trump.


Kur lajmi nxiti polemikë, Scully tha që llogaria e tij ishte hakuar.



Në një deklaratë për falje, Scully tha se kishte ofenduar kolegët e tij. “Unë kërkoj falje,” shkroi ai.


Lajmi vjen në të njëjtën ditë që Scully do të moderonte debatin e dytë midis Presidentit Donald Trump dhe Republikanit Joe Biden. Ngjarja u anulua javën e kaluar pasi presidenti refuzoi të merrte pjesë pas diagnozës së tij Covid-19.


Javën e kaluar, presidenti Trump kritikoi Scully-n, duke e quajtur atë një mbështetës të Republikanëvë.

Scully u përgjigj, duke etiketuar Anthony Scaramucci, një ish-drejtor komunikimi i Shtëpisë së Bardhë dhe tani një kritik i zëshëm i presidentit: “@Scaramucci a duhet t’i përgjigjem Trump”.

Në deklaratën e tij të enjten, Steve Scully tha se ai e kishte postuar tweet-in nga zhgënjimi  pas kritikave të pamëshirshme nga masa dhe vetë z.Trump në lidhje me rolin e tij si moderator.

“Të nesërmen në mëngjes kur pashë se ky postim kishte krijuar polemika, unë gënjeva se llogaria ime në Twitter ishte hakuar”, shkroi ai, duke kërkuar falje.

Menjëherë pasi u njoftua pezullimi i Scully, z.Trump iu përgjigj lajmit, duke thënë se ai e kishte parashikuar instinktivisht këtë.

“Kisha përsëri të drejtë! Steve Scully sapo pranoi se po gënjente për hakimin e Twitter-it të tij”, shkroi presidenti në Twitter, duke përsëritur pretendimet e kaluara se debati ishte i manipuluar.

Në një deklaratë, C-SPAN tha se Scully kishte rrëfyer për mashtrimin në lidhje me sulmin të mërkurën.

“Ne ishim shumë të shokuar nga ky lajm dhe nuk i falim veprimet e tij,” tha televizioni në një deklaratë, por premtoi mbështetjen e Scully-t. “Ne do ta hedhim pas krahëve këtë episod, ne besojmë në aftësinë e tij për të vazhduar të kontribuojë në C-SPAN.”

Scully ka udhëhequr mbulimin e zgjedhjeve presidenciale të rrjetit për gati 30 vjet dhe ka krijuar një reputacion për mbulim të ekuilibruar. Nuk ka ende një datë se kur do të kthehet, por pezullimi i tij do t’i kushtojë moderatorit  puntatën e programit të natës zgjedhore të rrjetit në 3 nëntor./BBC/

Përshtati për Mapo.al: Melisa Bramka


Etiketa: , , , ,

Pas