Teksa ende nuk është përcaktuar Presidenti i 46-të në SHBA, protesta po zhvillohen në këto momente në Uashington.
Siç shihet në pamjet e siguruara nga bashkëpunëtori ynë në Uashington, Arsen Hoxha, mbështetës të Biden thonë jashtë Trump.
Në duar, protestuesit përpara Shtëpisë së Bardhë mbajnë banderola e pankarta ku shkruajnë “numëroni çdo votë”.
Përkrahesit demokratë te kandidatit Biden, dëgjohen me thirrjet “Pushteti te njerëzit” dhe “çdo votë të numërohet”.
Në të tjera pankarta shënohen parrulla “Jashtë Trump dhe Pencë“.
Presidenti Trump, ka bërë thirrje më herët në rrjetet sociale që të ndërpritet numërimi i votave, në shtetet ku vazhdon procesi.
/Mapo.al/