Aktualitet

Pushuesi i tmerruar dhe me valixhe në dorë, largohet nga Velipoja pas masakrës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:48 - 27/06/21 |
mapo.al

Pushuesit janë terrorizuar nga përplasje ma armë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Velipojë.






Një prej tyre, ka treguar për “Report Tv” se po largohet nga banesa që kishte marrë me qera për pushime, pasi është tmerruar nga ajo që ka parë dhe dëgjuar.


Teksa shihet me valixhe në duar, qytetari nga Kosova thotë:







Kena ardh për qejf. Tërë natën duke dëgjuar krisma, kallashi. Ky është tmer! Kallashi gjithë natën. Jam prej Podujevës në Kosovë”.



Përplasja me armë zjarri ka nisur mes 2 familjeve pronare të dy hoteleve në zonë, vetëm 50 metra larg njëri-tjetrit, për disa çadra plazhi.



Konflikti që nisi verbal përfundoi në përdorimin e armëve, plumbat e të cilave i morën jetën Kujtim Ferracakut; dy pronarëve të hotelit tjetër Xhovani dhe Edmond Gocaj.

Lexo edhe :  Tragjedia e Velipojës, pas 2 motrave dhe nënës, vdes edhe djali 12-vjeçar

Bashkë me ta humbi jetën dhe punonjësi i shezlongëve Myzerim Zeneli. Ndërsa të plagosur kanë mbetur Hasan Ferracaku dhe Elmedin Tyli. Ky i fundit vetëm 17 vjeç.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas