Një turist është mbytur pasditen e sotme në plazhin e Durrësit
Ngjarja ka ndodhur në orën 18:40, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, te “Shkëmbi Kavajës”, ku është mbytur duke u larë në det shqiptari nga Kosova me inicialet S.O., 80 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.