Shumë pushues kanë zgjedhur bregdetin e Shëngjinit për të pushuar këtë fundjavë. Kjo ka bërë që në rrugë të krijohet radhë kilometrike automjetesh.
Në disa akse, rruga është bllokuar për shkak të fluksit të madh të makinave të drejtuara për të pushuar në veri.
Kjo është një situatë e përvitshme por nga viti nga vit ka ardhur duke u rënduar kjo për shkak se numri i pushuesve që zgjedhin Shëngjinin dhe Talen ka ardhur gjithnjë e më në rritje.