Jimmy Kimmel Live u moderua këtë herë jo nga Jimmy por nga një e ftuar speciale; producentja dhe skenaristja e njohur Lena Waithe. Kjo e fundit ka shkëmbyer përgjatë emisionit një puthje tejet pasionante me aktoren Halle Berry, që u shoqërua me brohoritje nga publiku.
Ky moment ndodhi fill pasi ikona e Hollywood-it iu drejtua me disa fjalë inspiruese, si ato të fjalimit që dha kur fitoi çmimin Oscar si aktorja më e mirë në vitin 2002.
“Lena,unë të njoh. Kemi punuar bashkë, kështu që e di që je një forcë e natyrës. Je një mbretëreshë e bukur afriko-amerikane. Dhe sot jë një shkrimtare, një aktore, një producente dhe sot je një moderatore e një emisioni dhe do shkëlqesh”– u shpreh Berry përpara se të shkëmbehej puthja e cila tashmë po bën xhiron në rrjet.