Bota

“Puthja e vdekjes”/ Si u infektua foshnja me herpes






               Publikuar në : 19:51 - 12/06/19 |
mapo.al

Një foshnje ka luftuar me vdekjen kur ishte 4 javësh, shkak i sëmundjes së herpesit e cila ju transmetua nga puthja e një personi të afërt të infektuar. Nëna e foshnjes vuri re se në sytë e djalit pësuan fryrje të çuditshme, dhe lotë.


21-vjeçarja menjëhrë ka kontaktuar mjekët pasi u shqetësua për gjendjen e të birit, dhe duke i thënë mjekëve se dyshonte që fëmija të ishte prekur nga kjo sëmundje.

Mjekët pas një sërë testesh dhe analizash filluan ta kuronin vogëlushin rreth kësaj sëmundje.

“Shkuam në një pagëzim, ku miqtë e mbanin dhe e puthin fëmijën tim. Dyshoj të ketë qenë i infektuar ndonjë prej të afërmve që ja transmetoi tim biri”, rrëfen 21-vjeçarja.

Mjekët: “Kjo sëmundje nuk është shumë e ndjeshme për të rrturit pasi ata kanë imunitet, ndërsa për fëmijët e porsalindur, si në rastin e një foshnje 4 javëshe, mund të jetë fatale.

Pas dy javësh kurim me barna të ndryshëm, fëmija gëzon shëndet të plotë.

Nëna e vogëlushit kërkoi që fotot e të birit të shpërndahen në rrjete sociale, pasi “ky mund të jetë një mësim i mirë për të gjithë prindërit e tjerë të cilët duhet të jenë tepër të kujdesshëm”.

<
>
1 2 4 213

Burimi: Thesun.co.uk.


Etiketa: , , ,

Pas