Ledri Vula po përjeton realisht një lidhje dashurie me Sara Hoxhën. Ndonëse marrëdhënia e tyre është komentuar prej kohësh, çifti ka preferuar të qëndrojë larg mediave rozë. Mirëpo, Ledri është filmuar së fundmi duke i dhuruar Sarës përqafime dhe puthje.
Nën atmosferën e dasmës së mikut të tyre biznesmen Petrit Kllokoqi, ata duken tejet të lumtur bashkë. Sara nuk është një person i njohur publik. Kësisoj, gëzon një profil të ulët në rrjetin social “Instagram”. Megjithatë, ajo ç’ka dihet rreth saj është se jeton prej vitesh në Gjermani.
https://www.instagram.com/p/B3ROh5knKPB/