Aktualitet

“Vrasës” – Putin i përgjigjet deklaratave të Biden: I uroj shëndet!














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:52 - 19/03/21 |
mapo.al

Presidenti rus Vladimir Putin i është përgjigjur të enjten homologut amerikan Joe Biden, i cili një ditë më parë e quajti kreun e Kremlinit një vrasës që do ta paguajë shtrenjtë për ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane.





Sikurse Biden, edhe Putin ka folur për një televizion, duke thënë se kush etiketon tjetrin një vrasës është në dijeni i të qenët vetë i tillë.


Më kujtohet në fëmijëri, kur ziheshim me moshatarët përdornim shprehjen ‘kush shan, tregon veten’. Dhe kjo nuk është një rastësi, nuk është vetëm një fjalë fëmijësh apo një shaka. Ka një domethënie të thellë psikologjike. Ne gjithmonë shohim tiparet tona tek njerëzit e tjerë dhe mendojmë se këta njerëz janë si ne. Si rezultat, ne vlerësojmë aktivitetet e një personi dhe japim vlerësime”, është shprehur presidenti rus.

Lexo edhe :  Putin vijon hakmarrjen, zyrat e Navalny futen në listën e terrorizmit




Por pavarësisht vlerësimit reciprok, Putin u shpreh më i moderuar se presidenti amerikan, duke i uruar atij shëndet.



“Sikurse tha dhe Biden, ne e njohim njëri-tjetrin personalisht. Çfarë do t’i përgjigjesha atij? Thjesht i uroj shëndet. Dhe këtë e them pa ndonjë ironi apo shaka”, tha presidenti Putin.


Pak orë pas deklaratave të Biden, Putin thirri në Moskë ambasadorin rus në Uashington për t’u konsultuar mbi masat që duhen marrë për t’u përgatitur ndaj paralajmërimeve të Amerikës.

Gjithashtu, Kremlini akuzoi Shtëpinë e Bardhë se me këtë deklaratë tregon se nuk dëshiron normalizimin e marrëdhënieve me Moskën.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas