Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ndodhet për një vizitë zyrtare në Serbi, ndërsa është takuar me homologun serb, Aleksandar Vuçiç.
“Rusia pajtohet që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë një marrëveshje të pranueshme reciproke në përputhje me rezolutën 1244” tha presidenti rus Vladimir Putin në Beograd.
Ai tha se autoritetet në Prishtinë morën disa hapa së fundmi, siç është formimi i Ushtrisë së Kosovës që sipas tij është shkelje e rezolutës 1244 si dhe vendosjen e taksës 100% për mallrat serbe.
“Rusia ndan shqetësimin me udhëheqjen dhe popullin serb se këto veprime të papërgjegjshme mund ta destabilizojnë Ballkanin”- tha Putin.
Duke përsëritur se ai nuk e sheh një zgjidhje të afërt në perspektivë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se për çdo zgjidhje do të konsultohet me Putinin.
Kush po te pyet ty qka po mendon ?. Ti nuk vendos ketu asgjë.Vendos ne serbi se ata te kan ftuar Eshte ironike ku serbià flirton me rusine dhe eshte bere guberni ruse dhe tenton te hyjë ne bashkimin evropian.Duhet reviduar Brukseli diqka ne kete rapprtë ?.Kush eshte ketu i mashtruari ,jane te semuret te verbërit apo injorantet të cilet udhëheqin BE-në.Vuqiqi e mban gojën ne Bruksel dhe by.then ne moskë.Perse rusia e ndihmoji te mosshpallej serbia shtet gjenocidial ?De fakto eshte servia shtet gjenocidial dhe i favorizuar nga BE apo me mire lepirësit e BE.