Aktualitet

Putin uron Biden: Rusia dhe SHBA mund të zgjidhin shumë probleme








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:43 - 15/12/20 |
mapo.al

Pas zyrtarizimit të fitores së Joe Biden në zgjedhjet presidenciale, ka ardhur reagimi nga ana e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.



Ai ka uruar fitoren e demokratit si dhe ka shprehur gatishmërinë për të biseduar e bashkëpunuar me të.


Sipas Putin, Rusia dhe SHBA pavarësisht dallimeve, mund të zgjidhin shumë probleme dhe sfida me të cilat po përballet bota.



Më parë, Kremlini tha se do të priste për rezultatet zyrtare të zgjedhjeve përpara se të komentonte mbi rezultatin e saj, edhe kur kombet e tjera uruan Biden për fitoren në ditët pas votimit të 3 nëntorit.



“Nga ana ime, unë jam gati për ndërveprim dhe kontakt me ju,” citoi Kremlini Putinin.


“Putini i uroi presidentit të zgjedhur suksese dhe shprehu besimin se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë një përgjegjësi të veçantë për sigurinë dhe stabilitetin global, munden, megjithë ndryshimet e tyre, të ndihmojnë vërtet për të zgjidhur shumë probleme dhe sfida me të cilat përballet bota,” thuhet në deklaratën zyrtare të Kremlinit.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas