Aktualitet

Putin: Vaksina jonë funksionon në mënyrë perfekte








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:00 - 29/10/20 |
mapo.al

Rusia synon të nisë vaksinimin në masë të popullatës kundër Covid-19 deri në fund të vitit.


Kjo u bë e ditur nga presidenti, Valdimir Putin, i cili tha se një gjë e tillë nuk është bërë ende pasi po hasen vështirësi në prodhimin e dozave nga mungesa e pajisjeve.


Vaksina jonë funksionon në mënyrë perfekte”, tha Putin. Rusia po teston aktualisht vaksinën e saj eksperimentale, të njohur si “Sputnik V”, në rreth 40 mijë qytetarë.



Gjithashtu, ka nisur vaksinimin e punonjësve të shëndetësisë që janë në frontin e parë, megjithatë shifrat janë të ulëta.


Zyrtarët rusë u detyruan të ulnin parashikimin e tyre për prodhimin e dozave të vaksinës për këtë vit, nga 30 milionë në vetëm 2 milionë. Putin kritikoi dhe punën kërkimore të Universitetit të Oksfordit dhe kompanisë AstraZeneca për vaksinën ndaj Covid-19, duke thënë se përdor për bazë një virus të shimpanzeve në vend të një virusi të hasur te njeriu.



Etiketa: , ,

Pas