Tuesday, June 21, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Putini a do ta ketë lexuar Herodotin?

by us er1
21/06/2022
in Bota, Globi, Kryesore
0

Nga Beppe Severgnini

Librat nuk i zgjedhim: na zgjedhin ata. Janë bij të kohës së tyre, e ndonjëherë e pagëzojnë: atë që natyra e pengon dhe feja e ndalon në industrinë e librit është e mundur. Lindin, çirren, bëhen të njohur, na përkëdhelin, na befasojnë; ndonjëherë organizojnë festa papritmas.

Besoj se ka ndodhur kjo me librat që gjej përpara. Në rendin e shfaqjes (mbi tavolinën time, jo në librari): Jean-Francois Revel, “Si mbarojnë demokracitë”; Francis Fukuyama, “Liberalizmi dhe kundërshtarët e tij”; Milan Kundera, “Një perëndim i burgosur”; Aldo Schiavone, “Perëndimi dhe lindja e një qytetërimi planetar”; Carlo Calenda, “Liria që nuk liron”; Chiara Giaccardi dhe Mauro Magatti: “Mbishoqëria”. Ky i fundit ka një nëntitull të mprehtë: “Ka ende kuptim të vihet bast mbi lirinë?”. Përgjigja është: po, duke ditur se basti është bërë i detyruar. Deri pak vite më parë, regjimet  e mohonin tiranizimin e qytetarëve (më falni, të nënshtetasve). Sot janë krenarë: përndjekës serialë të pakicave, mendjemëdhenj fanatikë, autokratë të korruptuar e të pasuruar duke valëvitur me krenari ndryshueshmërinë e tyre mizore tallen me demokracitë tona. Lexoni se çfarë ka thënë Vladimir Putin në Shën Pjetërsburg të premten. I vendosur në një kornizë me një brerore t’artë, si një shenjt në një ikonë, shpjegoi se modeli perëndimor ka mbaruar. “Elitat janë prè e kllapisë. Kacavirren në hijet e së shkuarës dhe nuk pranojnë të njohin realitetet e reja. Por gabohen nëse besojnë që gjithshka mund të kthehet në normalitet duke shmangur rrëmujat. Agjë nuk do të jetë më si më parë”.

Nuk do të vlente t’i përmendnim se qeveritarët perëndimorë shkojnë e vijnë, ndërsa ai është i lidhur në komandë prej njëzetedy vitesh e jeton si një Krez. Me që ra fjala: a e dini kush ishte Krezi? Mbreti i fundit i Lidisë (shekulli i katërt P. K.), një burrë shumë i pasur e i fuqishëm. Tregon Herodoti se kur Soloni shkoi ta takojë, mbreti i kërkoi të vërtetonte se ai, Krezi, ishte më i lumturi ndër të gjithë njerëzit. Soloni u mendua dhe i u përgjigj: “Për të gjitha gjërat  duhet të pritet të shihet si do të përfundojnë”. Krezi u nevrikos. Pak kohë më mbrapa u thye dhe u shkarkua. Çfarë thoni? A do të ketë lexuar Vladimir Vladimiroviç Putini “Historitë” e Herodotit?

“Corriere della Sera”, Përktheu Eugjen Merlika  

Tags: Beppe SevergniniEugjen Merlika

JU SUGJEROJME

Botimi i ri i UET PRESS/ Gani Mehmetaj hedh dritë mbi figurën pak të zbuluar të Ibrahim Rugovës
Kryesore

Botimi i ri i UET PRESS/ Gani Mehmetaj hedh dritë mbi figurën pak të zbuluar të Ibrahim Rugovës

21/06/2022
Koha për të projektuar Maturën 2030!
Analizë

Koha për të projektuar Maturën 2030!

21/06/2022
Dëmtimet në regjistrat e Kadastrës së Tiranës, Prokuroria nis hetimet
Aktualitet

Dëmtimet në regjistrat e Kadastrës së Tiranës, Prokuroria nis hetimet

21/06/2022
Jorida Tabaku: Perse Shqipëria refuzon BE-në
Kryesore

Jorida Tabaku: Perse Shqipëria refuzon BE-në

21/06/2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Putini a do ta ketë lexuar Herodotin?
  • Botimi i ri i UET PRESS/ Gani Mehmetaj hedh dritë mbi figurën pak të zbuluar të Ibrahim Rugovës
  • Koha për të projektuar Maturën 2030!
  • Kontrolle në burgun e Peqinit dhe të Burrelit , të burgosurit kthejnë Tv në telefon
  • Nis ezani nga Hoxha në xhami, këngëtari i njohur ndalon koncertin



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In